Jurgen Klopp e quan ekipin e tij të rimodeluar Reds ‘Liverpool 2.0‘, por shfaqja e tyre t’i sjell në kujtesë skuadrat e tij më të mira në Anfield, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
Liverpool patjetër kishte nevojë për një freskim gjatë verës, sepse ”sezonin e kaluar nuk jam i sigurt se disa nga lojtarët i kishim me vete këmbët për të luajtur ashtu siç donte Klopp”, shkruan Shay Given.
Tre lojtarët e përparmë po bënin presion, por mesfusha nuk mund të ngjitej në fushë për t’i mbështetur. Ekipet po luanin përmes tyre dhe u shkaktonin shumë probleme.
Tani është ndryshe, dhe ajo që po shohim i ngjan më shumë futbollit ‘heavy metal’ që pamë kur Klopp fitoi Ligën e Kampionëve dhe Premier Ligën.
Liverpooli po bënë presion përsëri në të gjithë fushën, duke pasur një mesfushë gati të re dhe më të fortë.
Për fitoren e së dielës ndaj West Hamit, treshja e mesfushës së Reds ishin Dominik Szoboszlai, Alexis McAllister dhe Curtis Jones; me një moshë mesatare nën 23 vjeç që siguronte energjinë që i nevojitej Liverpool-it.
Sigurisht, ky ekip i ri nuk është i përsosur. Ata janë ende të pamposhtur në Premier League, dhe vetëm Manchester City është mbi ta në tabelë, por në mbrojtje ka ende disa pikëpyetje që kërkojnë përgjigje përforcuese./FolDrejt/