Televizioni zviceran “SRF” ka shkruar për tre fjalët më të përdorura në Zvicrën gjermanofone, ku në vendin e parë është “shqiponja dykrenore”, e gjithë kjo pas festës së Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës kundër fitores me Serbinë, që më pas solli diskutime të zjarrta në mediat zvicerane.
Si fjala e dytë më e përdorur është “Marrëveshja Kornizë”, një marrëveshje që nuk po arrihet prej dhjetë vjetësh mes shtetit helvet dhe Bashkimit Europian, kurse fjala e tretë është titulli i këngës “079” e cila u akuzua për seksizëm./Foldrejt.com