Një reklamë e veçantë ka ardhur nga Gjermania për mjaltin e Kosovës, pasi prestigjiozja Frankfurter Allgeimene Zeitung, ka shkruar një titull “Floriri nga Kosova: Mjalti bio nga malet”, ku tregon për cilësitë e veçanta të mjaltit të malit të Sharrit në Kosovë, aty ku rriten rrëqebullat dhe arinjtë.
Si shembull suksesi merret bletarja Shqipe Shala, e cila kërkon të rrisë prodhimin e mjaltit. Tash për tash ajo me burrin e saj kanë 150 koshere bletësh.
Në vijim mund të shihni punën e mrekullueshme nga natyra madhështore e Sharrit të rajonit të Prizrenit, se si një çift “konkurrojnë” mes njëri-tjetrin se kush nxjer më shumë mjalt.
https://www.faz.net/aktuell/gesellschaft/gold-aus-dem-kosovo-bio-honig-aus-den-bergen-17046232.html