Në kohën kur shumë Fuqi Botërore kanë stacionuar anijet e tyre luftarake në Gjirin Persik, i cilësuar si njëri ndër gjiret më të pasura të botës me naftë dhe në kohën kur Irani po përballet me sankcionet e rënda ekonomike amerikane, është pikërisht ushtria iraniane që do dërgojë një mision të anijeve të saj luftarake në oqeanin Atlantik, mes Europës dhe SHBA-së, shkruan konservatorja gjermane “Die Welt”.
“Është misioni më i gjatë i marinës iraniane prej dhjetë vjetësh: Teherani dëshiron një flotë të anijeve luftarake ta dërgojë në Atlantik. Mes tyre janë edhe dy anijat më të mëdha të vendit,” përcjell foldrejt.com. “Misioni do zgjasë pesë muaj.”
Mendohet se Irani për këtë vendim ka marrë mbështetje të plotë nga shteti mik i Venecuelës./Foldrejt.com