Fol Drejt
E martë, 13 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Foldrejt.com ju sqaron qëndrimet e gjitha shteteve për transformimin e FSK në ushtri

6 vjet më parë
in KOSOVË, LAJME, TË FUNDIT
Koha e leximit: 7 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Një ndër ngjarjet më të rëndësishme të javës së kaluar ishte krijimi i ushtrisë së Kosovës, që përveç që ka marrë jehonë ndërkombëtare, e ka ndarë botën në disa kampe mes kundërshtarëve, neutralëve dhe mbështetësve.

Siç dihet, Kosova do e kishte thuajse të pamundur ta mendonte të krijonte ushtrinë pa një mbështetje nga shteti më i fuqishëm i botës SHBA, por e lehtë nuk ishte pasi NATO dhe BE nuk ishin aq entuziaste, bile shpesh e kundërshtuan një vendim të tillë.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Foldrejt.com ju sqaron shtetet që e janë shprehur për ushtrinë e Kosovës:

SHBA

Një ditë përpara krijimit të ushtrisë, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett shkroi se “Shtetet e Bashkuara do të mbështesin zhvillimin profesional dhe ndryshimin organizativ të Forcës së Sigurisë, e cila duhet të luajë rol pozitiv për Kosovën dhe rajonin, duke pasqyruar karakterin shumetnik të vendit dhe përkushtimin e qytetarëve të Kosovës për paqe. Seanca plenare, Parlamenti dhe ceremonia për Forcën e Sigurisë duhet të jenë rast për reflektim dhe ripërkushtim ndaj paqes, qëndrueshmërisë e përparimit për Kosovën dhe fqinjët e saj. Tash është koha për të gjithë udhëheqësit dhe palët që të përqendrojnë energjitë e tyre në bisedime”. Menjëherë pas votimit në parlament mbështetja amerikane ishte edhe më e fuqishme. “SHBA do jetë me ju,” shkruajti shkurt por plot kuptim ambasadori amerikan Kosnet.

Shqipëria

Shqipëria si shtet vëlla i Kosovës mbështeti krijimin e ushtrisë, duke e përshëndetur një vendim të gjithë liderët qeveritarë dhe opozitarë.

Mali i Zi

Shteti tjetër fqinj i Kosovës, Mali i Zi, nuk e ka kundërshtuar formimin e ushtrisë së Kosovës. Por deklaratë zyrtare nga shefat e qeverive nuk është bërë.

Maqedonia

Në kohën kur liderët e shqiptarëve të Maqedonisë e mbështetën krijimin e ushtrisë, shefi i qeverisë Zoran Zaev tha se nuk është momenti për një vendim të tillë: “Unë e di se edhe qëndrimi i NATO-s është ai. Nuk është koha. Nuk na duhen tensione të reja. Të mos harrojmë, se Ballkani nuk ka për qëllim që edhe një herë të jetë një fuçi baruti. Apeloj që edhe masat tjera, që janë ekzistuese në pjesën e doganave të ryshqyrtohen, të bëjmë prapa dhe ti respektojmë organizatat ndërkombëtare -tha Zaev.

Kroacia

Dihet se kompanitë kroate prodhojnë uniforma për forcat ekzistuese të FSK, dhe në këtë aspekt mund të jetë një biznes i ri për Kroacinë – krijimi i ushtrisë. Vlen të përmendet se Kroacia zyrtarisht mbështet transformimin e forcave të sigurisë së Kosovës në ushtri, siç është konfirmuar së fundmi nga Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç.

“Në parim, bashkëpunim ushtarak nuk përjashtohet, por nuk vjen në shprehje që Kroacia, në ndonjë mënyrë të shquhet në këtë drejtim. Gjithçka do të jetë si më parë, kështu që ushtria kroate do të hap dyert për trajnimin e ushtarëve nga Kosova dhe nga koha në kohë do të organizojë disa ushtrime. Trajnimi i ushtarëve të Kosovës financohet nga Kroacia, një parakusht është që të dinë gjuhën kroate. Ka diskutime për blerjen e pajisjeve ushtarake kroate, por më shumë se kaq nuk mund të pritet”, thotë një eksperti ushtarak kroat i mirë informuar për gazetën kroate “Novosti”.

Gjermania

Gjermania ka thënë se miratimi i ligjeve për transformimin e FSK-së në Ushtri nuk bën të shfrytëzohet për përshkallëzim dhune dhe ka ftuar Serbinë e Kosovën për përmbajtje.

“Kosova, si shtet sovran, ka të drejtë t’i formojë forcat e veta të rregullta e të armatosura”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Rainer Breul.

Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Polonia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar

Tetë vende të Bashkimit Evropian, anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i dhanë mbështetje të hënën të drejtës së Kosovës për themelimin e ushtrisë së saj.

Këto komente u bënë në një deklaratë të nënshkruar nga Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Polonia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuara, në të cilën theksohet se “ne vendet e Bashkimit Evropian, pjesë e Këshillit, duam të nënvizojmë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e detyrueshme, është thelbësore që Serbia dhe Kosova të përparojnë në rrugën e tyre evropiane.

“Nisja e procesit të tranzicionit Forcës së Sigurisë së Kosovës është e drejtë sovrane e Kosovës. Ne e kemi parasysh përkushtimin e Kosovës për transformimin gradual të forcës së sigurisë, në bashkërendim të plotë me NATO-n dhe partnerët e saj.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës që ta bëjë tranzicionin e FSK-në në 10 vitet e ardhshme në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, për të përfshirë komunitetet dhe bëjmë thirrje që kjo të mos ndikojë në bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ne gjithashtu bëjmë thirrje që të ruhet marrëveshja me KFOR-in sa i përket veprimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të vendit”.

Vlen të theksohet se Franca gjatë diskutimeve në asamblenë e Kombeve të Bashkuara, u shpreh se “ushtria e Kosovës u krijua në një kohë të papërshtatshme”.

Kurse Britania e Madhe ka qenë pro ushtrisë së Kosovës prej përpara se të votohet në parlament – duke qenë promotore e iniciativës.

Turqia

“Turqia e respekton të drejtën e Kosovës për të pasur ushtri,” ishte deklarata e ambasadës turke në Kosovë. Poashtu Turqia po trajnon dhe stërvit pilotë të FSK-së. Një ushtri e Kosovës e fuqishme varet edhe nga bashkëpunimi strategjik mes ushtritë e rajonit, kurse ushtria më e fuqishme e rajonit që mund të ndihmonte me logjistikë dhe dije strategjike është Turqia.

Austria dhe shtetet skandinave

Novegjia, Danimarka dhe Finlanda nuk kanë shprehur ndonjë qëndrim rreth cështjeve specifike. Kanë thënë vetëm se duhet të mos provokohet situata mes dy shteteve. Gjithashtu ‘neutrale’ duket edhe Austria. E përbërë nga një qeveri mes një partia populliste FPÖ që mbështet Serbinë dhe ÖVP që mbështet pavarësinë e Kosovës, Austria e ka të vështirë të prononcohet rreth krijimit të ushtrisë së Kosovës.

NATO

Negativ ndaj formimit të ushtrisë është vetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Johan Stoltenberg. Ai ka thënë se Forcat e Sigurisë së Kosovës po transformohen kundër këshillave që i ka dhënë NATO dhe se në të “ardhmen do rishikohet mbështetja e NATO-s ndaj Kosovës”.
“Transformimi i FSK-së në një kohë jo të duhur dhe kundër këshillave të NATO është shqetësim për shtimin e tensioneve”, ka thënë Stoltenberg.

Rusia

Qëndrimi rus është i ngjashëm me qëndrimin e Serbisë. Kategorikisht kundër.

“Prishtina ka njoftuar se planifikon të miratojë vendimin për krijimin e forcave të armatosura të Kosovës më 14 dhjetor. Ky hap do të ishte shkelje e drejtpërdrejtë e Rezolutës 1244, që është dokumenti i vetëm lgjor ndërkombëtar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Rezoluta parasheh vetëm vendosjen e trupave shumëkombëshe në rajon, të kontrolluara ndërkombëtarisht”, tha Ministria e Jashtme ruse, transmeton agjencia TASS. Në një deklaratë tjetër Rusia tha se ushtria e Kosovës mund të destabilizonte gjithë Ballkanin.

Kina

Kina poashtu ishte kundër ushtrisë së Kosovës me pretekstin se “ajo është pjesë integrale e Serbisë”. Deklarata të ashpra nuk erdhën nga Pekini.

Rumania

Negativ është edhe Rumania.
“Shprehim keqardhjen për transformimin e nxituar. NATO duhet të shikojë angazhimin në Kosovës dhe reagimin e KFOR-it në rast se FSK shkon në Veri”, ka thënë kryediplomatin rumun.

Greqia

Edhe Greqia, si një nga shtetet e BE-së që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, është shprehur e shqetësuar për krijimin e ushtrisë.

Spanja

Spanja ka një ide të cilën ia ka dhënë NATO-s. Përfaqësuesi spanjoll ka thënë se duhet të ndalohet ndihma e dhënë ndaj FSK-së, nëse Kosova e transformon atë në ushtri.

Sllovakia

Gjithashtu edhe Sllovakia shprehet katërcipërisht kundër formimit të ushtrisë së Kosovës.

“Transformimi është shqetësues, më i rrezikshëm se ndryshimi i kufijve. Duhet të vlerësojmë reagimin në rast të operacioneve të mundshme të FSK-së në veri”, thuhet në qëndrimin zyrtarë të Sllovakisë.

Kundër ushtrisë së Kosovës është shprehur edhe Kazakistani./Foldrejt.com

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Gjendet diamanti më i madh në Kanada

Lajmi tjetër

Sot fillojnë edhe protestat e studentëve shqiptarë të Maqedonisë

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM