Vendet kufitare dhe malore të Shqipërisë janë të stërmbushura me qindra-mijëra bunkerë, zakonisht të vendosura në vende strategjike. Bunkerët janë ndërtuar në vitet 1960 deri 1980 nga regjimi i Enver Hoxhës fillimisht për t’u ruajtur nga armiqtë jugosllave, NATO-ja dhe më pas edhe nga sovjetikët dhe kinezët.
Politika e tij e bunkerizimit izoloi vendin, por sot ata përdoren për të thithur turistë të huaj, shkruan prestigjiozja “Forbes”.
Sot disa nga bunkerët janë kthyer në piceria, kafe, hostele dhe disa tjerë edhe në muze që pranojnë 150 turistë në ditë.
“Shqipëria është shtet i bukur.. (dhe) bunkerët mund të përdoren për të akomoduar turistë. Ata mund të përdoren për funksione të ndryshme – nga muze deri te hapësira ekzibicioni. Mundesitë janë të pakufishme,” thotë profesori i arkitekturës dhe dizajnit Saimir Kristo, përcjell foldrejt.com.
Saimiri dhe arkitekti shqiptaro-kanadez Elian Stefa kanë filluar një projekt “Bed & Bunker” – ku si qëllim ka ‘ri-bunkerizimin’ e Shqipërisë, tani me thithjen e turistëve./Foldrejt.com