Autoritetet ruse njoftuan sot se kanë rrëzuar pesë dronë, si dhe se katër të tjerë kanë “ngecur” dhe nuk kanë arritur të godasin objektivat e tyre në qytetin Dzhankoy në Krime.
Kreu i administratës së Krimesë, Sergei Aksyonov, ka deklaruar se nuk ka pasur viktima në sulm, por se janë thyer xhamat në disa ndërtesa banimi, raporton Reuters.
Ai shtoi se një dron i pashpërthyer u gjet pranë një ndërtese, gjë që çoi në evakuimin e rreth 50 personave nga ajo zonë./FolDrejt/