Loja e famshme “Fortnite” është duke tërhequr ‘malware’ që ofrojnë versione fals në Android.
Lojtarët e uritur për versionin Android të aplikacionit që aktualisht është në dispozicion vetëm në iOS, tani janë bërë objektivi kryesor për vepruesit e këqinj, sipas ‘Hacker News’.
Ata janë bërë një objektiv i madh, pasi “Fortnite” është rritur. Në më pak se një vit, loja e mbijetesës është rritur në 125 milionë lojtarë, tha ‘Epic Games’ në një postim në blog. Kjo ka shkaktuar një valë kërkimesh, duke përfshirë udhëzime ‘tutorials’ për shkarkimin e ‘Fortnite’ në Android, raporton Fox News.
“Për shkak të interesit masiv të përdoruesve të lojës ‘Fortnite’, shumë webfaqe për lojëra dhe ‘tutorials’ kanë filluar të përfitojnë nga padurimi i përdoruesve të Android-it, me mashtrime shumë bindëse, të cilat janë gjithandej në Google dhe YouTube”, tha ‘Hacker News’.
“Fortnite Battle Royale” është në dispozicion në Nintendo Switch, PlayStation 4, Xbox One dhe iOS-in e lartpërmendur. Këtë verë, loja do të ketë një lëshim zyrtar të Android-it, transmeton RTKlive.