Pavarësisht se Zvicra është ndër vendt më të goditura nga përhapja e virusit Covid19, në të njëjtën kohë, është pikërisht ky vend ku trajtimi me Covid19 është ndër më cilësorët, përcjell foldrejt.com studimin e Forumit Ekonomik Botëror (WEF).
Shteti helvet është i pasur mjaft me pajisje për të luftuar virusin, por gjithashtu është i përgatitur edhe ekonomikisht.
Zvicra vjen e treta nga 40 vende për cilësinë e institucioneve publike dhe për politikat e punës dhe mbrojtjen sociale që mund ta ndihmojnë atë të përballet me sfida të reja. Gjithashtu është midis atyre që përgatiten më së miri për një ekonomi dixhitale që lehtëson punën, sipas raportit, i cili bazohet në një sondazh të drejtuesve të biznesit. Një faktor tjetër plus, sipas WEF, është se Zvicra ka pasur sukses në planifikimin dhe aktivizimin e politikave shëndetësore, fiskale dhe sociale që kanë ndihmuar në zbutjen më të mirë të efekteve të krizës. Përpara Zvicrës rënditet Holanda dhe Zelanda e Re.
Gjithsesi vlen të theksohet se në 2021 Forumi Ekonomik Botëror nuk mbahet në Davos si tjera herë, por në Singapur për shkak të sigurisë më të lartë që ofron qyteti-shtet./Foldrejt.com