30 sekonda pas mesnatës së ndërrimit të viteve ka lindur foshnja e parë në kryeqytetin botëror Nju Jork – konkretisht në spitalin universitar Staten Island University Hospital, Ocean Breeze, informon foldrejt.com nga silive.com.
Prindërit e foshnjës së parë janë shqiptarët Nexhmije “Mia” Balanca dhe burri i saj Rinush. Ata e kanë emëruar fëmijën e tyre Dion Karpuzi, i cili ka lindur plotësisht i shëndetshëm.
Prindërit e foshnjës së parë me origjinë janë nga Dibra e Madhe e Maqedonisë, të cilët më pas kanë emigruar në SHBA njofton foldrejt.com.
“Ne nuk i urojmë asgjë përveç shëndetit dhe lumturisë princit tonë të bukur,” tha Balanca. “Gjithë të mirat për Vitin e Ri, ai është dhuratë nga Zoti.”/Foldrejt.com