Një person ka mbetur pa patentë shofer për nëntë muaj, meqë i njëjti drejtoi automjetin duke qenë nën ndikimin e alkoolit.
Rasti ka ndodhur dje, në një pikë kontrolli në fshatin Novosellë të Kamenicës, transmeton Fol Drejt.
Siç bën të ditur policia, gjatë kontrollit të dokumenteve është dyshuar se vozitësi i këtij automjeti mund të jetë nën ndikim të alkoolit.
Pasi i është bërë matja e alkoolit me alkool test, i njëjti është vërtetuar se ishte nën ndikim të alkoolit me 1.30 promila.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro-ve, i është konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëm e ndalim vozitjes në afat prej nëntë (9) muajsh dhe i janë dhënë dy (2) pikë negative./FolDrejt/