Sipas CNN, të paktën 4 persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë raportuar si të plagosur, pas shpërthimit të një bombole gazi, transmeton Fol Drejt.
Shpërthimi ndodhi të martën në mëngjes, në pjesën veriperëndimore të Nigerisë, në Kano, ka thënë policia.
Komisioneri i Policisë së Kano, Sama’ila Shu’aibu Dikko i tha CNN se shpërthimi ndodhi pranë një shkolle në zonën Sabon Gari të Kano.
“Ishte një shpërthim gazi. Kishte një saldator afër zonës dhe bombola e tij e gazit shpërtheu shumë afër një shkolle private… ne kemi rikuperuar katër viktima, duke përfshirë saldatorin dhe një grua. Asnjë fëmijë nuk u prek nga shpërthimi,” tha Dikko.
Pas shpërthimit, shefi i policisë lokale tha se një numër i papërcaktuar njerëzish u plagosën, pa shtjelluar më tej se cilat ishin rrethanat që çuan deri te shpërthimi.
Infrastruktura e shkollës, sipas raportimeve, megjithatë nuk është dëmtuar./FolDrejt/