Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot fshatin Llaushë të komunës së Skenderajt, i shoqëruar edhe nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe nga ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Gjatë vizitës së tij, kryeministri Kurti është takuar me kryetarin e kësaj komune, Fadil Nurën, i cili edhe njoftoi për vizitën e kryeministrit.
Nura, përmes një postimi në facebook, bëri të ditur se kryeministri Kurti pa nga afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet.
“Familjet e prekura dhe Skenderaj në tërësi, në këtë gjendje çfarë ndodhen pas përmbytjeve, kanë nevojë më shumë se kurrë për përkrahje nga niveli qendror, që të harrohet ajo që ndodhi e të nisim nga e para”, ka shkruar Nura në facebook./FolDrejt/