Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 21:05 në pikkalimin kufitar në Vërmicë, nga Shqipëria në Kosovë, ka hyrë një automjet në të cilin ka pasur drogë të fshehur, transmeton Fol Drejt.
Për më shumë, lexojeni komunikatën e plotë të lëshuar nga Policia e Kosovës:
Me datë 04.12.2021 rreth ores 21:05, në pikëkalimin kufitar në Vermicë, nga Shqipëria për në Kosovë ka hyrë një automjet me targa kosovare të cilin e drejtonte shtetasi kosovar me iniciale (Y. S.), viti i lindjes 1994, në Prishtinë.
Pas dyshimeve të bazuara të Policisë automjeti është selektuar për kontroll në vijen dytë.
Gjatë kontrollit më të detajuar nga Policia dhe Dogana e Kosovës, në pjesën e motorit të automjetit është zbuluar një sasi rreth një kilogram (1kg) substancë e dyshuar si marihuan e cila ishte e mbështjellur në një qese najloni.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Prizren dhe me vendim të Prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Rasti për hetime të mëtutjeshme adresohet tek Njësia rajonale e hetimeve të antidrogës në Prizren.