Fuqia punëtore në Kosovë, po bie. Shumë të rinj po ia mësyjnë Evropës, duke shpresuar për një mirëqenie më të mirë. Këtë po e vërejnë më së miri bizneset e Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Një pronar i një restoranti në Podujevë, duket që e ka ndjerë më së miri këtë dukuri.
“Nënat tona me i lind, me i rrit e me i shkollu keta djema dhe në fund te gatshem me i dergu Evropës” – ka shkruar Ditar Hoti, pronar i Restorant Ora në Podujevë.
Më tej, Hoti e ka përcjellë ish punëtorin e tij me fjalët më të mira:
“Edhe Visarin punëtorin e zellshëm te mirë e të besuar, percollem per në Zvicërr qe te filloj nje jet te re! Lotet e tije te te tanet tregojn me se miri se qfar raporte te mira kishim me te.
Visarin e kishim pjes te stafit te Restaurant Ora per 6 vite ku kaluam shumë mirë dhe na mbeten shumë kujtime te mira.
Suksesi dhe shëndeti Visar Bekolli dasht Zoti te percjellin gjithë jeten!”
Visar Begolli, personazhi i kësaj historie, ka ditë që ka mbërritur në Zvicër. Për Fol Drejt e konfirmoi një kolegë i tij.
Begolli, si shumë të rinj të tjerë, ia ka mësyrë Perëndimit, me shpresë se do t’ia dalë t’i realizojë ëndrrat e tij./FolDrejt.com/