Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, policia kufitare franceze, ka vrarë një person në aeroportin Charles de Gaulle në Paris, transmeton Fol Drejt.
Personi në fjalë po i kërcënonte me thikë qytetarët, në zonën publike të aeroportit.
Këtë e ka bërë të ditur vetë policia e Parisit ku thanë se “këtë mëngjes policia kufitare franceze ka neutralizuar një individ kërcënues me thikë në aeroportin Roissy-Charles de Gaulle.”
Thelocal.fr, burri i vrarë ishte një i pastrehë dhe pavarësisht thirrjeve që ta ulë thikën, ai nuk iu bind urdhrave të policisë, gjë që detyroi policinë të shtinë në të.
Forcat e sigurisë franceze kanë qenë në gatishmëri të lartë për sulme terroriste që nga vala e vrasjeve masive, ku kanë vdekur më shumë se 250 njerëz që nga viti 2015./FolDrejt/