Një 24 vjeçare nga Kenia ka përfunduar jetën në mënyrë tragjike në një pishinë të enjten e kaluar në Ontario të Kanadasë, shkruan Fol Drejt.
Ellen Wendy Nyabuto hyri për t’u larë në pishinën e një moteli, ndërsa ishte lidhur “live” në Facebook.
Në video shfaqet e qeshur, duke u argëtuar me miqtë e saj.
Por kur u zhyt në thellësi të pishinës, u mbyt, pa mundur të siguronte ndihmë nga personeli.
Ajo punonte në Country Lane, një shtëpi pleqsh që ofron kujdes afatgjatë. “Ajo punoi me të moshuarit deri në fund”, tha Alphonse Nyamyaya, një mik i ngushtë i 24-vjeçares./FolDrejt/