Një rast i shkeljes së rregullave të trafikut duke vozitur me shpejtësi më tepër se dyfish brenda një zone të kufizuar është raportuar nga policia, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton Policia e Kosovës, pas publikimit të një videoje në rrjetin social të një mediumi, ku shihet vozitja e rrezikshme e një qytetari, i njëjti është identifikuar nga policia.
I dyshuari, sipas policisë, me datën 25 dhjetor 2022, rreth orës 19:30, në rrugën “Mbretëresha Teutë”, të Pejës, kishte vozitur me shpejtësi prej 105 km/h, në një zonë kufizimi prej 40 km/h.
Siç shton tutje policia, edhe i dyshuari ka pranuar kundërvajtjen./FolDrejt/