Pas sulmeve të fundit në BE, presidenti francez Emannuel Macron, ka ardhë me një ide tjetër të pazakontë më parë. Ai kërkon rishikimin e ligjeve të Shengenit dhe forcimin e kontrolleve nëpër kufinjtë europianë, informon foldrejt.com.
“Sulmet që përjetoi Franca, sulmin që përjetoi Austria përpara pak ditësh, tregojnë që rreziku i terrorizmit është kudo dhe që ka një rrjet të madh global,” tha Macron, i cili ka shtuar personelin e rojeve kufitare nga 2400 në 4800.
Këto deklarata vijnë pak përpara një ligji që pritet të aprovohet në dhjetor nga Franca, që është quajtur si “kundër muslimanëve radikalë”.
Si rregulla të reja të Shengenit, pritet që e gjitha BE-ja të ketë polici dhe kontrolle të përbashkëta./Foldrejt.com