Rritja e çmimeve të karburanteve në Francë ka sjellë protesta masive ku janë plagosur 47 persona, tre prej tyre në gjendje të rëndë, kurse 41 persona të tjerë janë arrestuar, njofton bild.de, përcjell foldrejt.com.
Gjithsej 124 mijë francezë kanë bllokuar rrugët, udhëkryqet dhe sportelet e pagesave në autostradë. Disa media flasin edhe për të vdekur gjatë protestave.E gjithë kjo ka ardhur pasi qeveria e Emanuel Macron kaloi ligjin për rritjen e taksave ndaj karburanteve, që të shtojë financimit ndaj projekteve të gjelbra.
Pavarësisht kësaj, ai akuzoi kundërshtarët e tij politikë se kishin shfrytëzuar lëvizjen e fundit të protestave për të bllokuar programin e tij të reformave. Zyrtarët e rendit, ndërkohë kanë paralajmëruar se, pavarësisht se do të përpiqen të mos i pengojnë protestat, nuk do t’i lejojnë demonstruesit të paralizojnë rrjetin francez të rrugëve.
Franca njihet për politika të rrepta sociale dhe se pak kohë më parë kishin protestuar poashtu dhunshëm për të kërkuar 32-35 orë punë në javë.