Qytetarët e Kosovës, ashtu si edhe më parë, duhet të marrin vizë për të udhëtuar në hapësirën e zonës Shengen – përkundër që shteti ballkanik prezantohet si nxënës model. Megjithatë disa shtete bllokuan liberalizimin e vizave, kurse në anën tjetër kryeministri Ramush Haradinaj, lufton për reputacionin e vendit të tij, shkruan prestigjiozja gjermane “FAZ”.
Pa viza në zonën Shengen udhëtojnë moldavët, ukrainasit, bile edhe gjeorgjianët, kurse përveç kosovarëve vetëm rusët dhe bellorusët u nevojitet viza për në BE, përcjell foldrejt.com.
Haradinaj, i cili, është intervistuar nga “FAZ”, thekson se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe nuk ka arsye që të mos liberalizohen vizat. Por ai është optimist se gjatë “krishtlindjeve do ketë sihariqe nga Brukseli, pavarësisht se shumë kosovarë e kanë humbur besimin.”
Një shtet që është kundër liberalizimit të vizave është Franca e presidentit Emanuel Macron.
“20 mijë biznese të Kosovës marrin mallra nga Turqia, pasi atje është më pak e komplikuar barriera administrative,” thekson Haradinaj, duke dashur të thotë se liberalizimi i vizave për Kosovën do ishte një mundësi më e mirë edhe e hapjes së tregut kosovar ndaj atij europian. “Poashtu të ardhurat e 100 mijë banorëve të Kosovës u lejojnë mundësinë që të kryejnë pushime gjetkë në Perëndim, por kjo pamundësohet falë vizave.”
“Liberalizimi i vizave është shumë më e madhe. Bëhet fjalë për afrimin e Kosovës ekonomikisht dhe politikisht me Perëndimin,” thotë Haradinaj, duke shtuar se marrja e pasaportës së Shqipërisë nga shtetasit e Kosovës nuk është zgjidhje.
Eufemizmi i Thaçit është i dëmshëm
Në lidhje me “korrigjimin e kufijve” Haradinaj ka kritikuar bisedimet e presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç, kur thotë se kjo fjalë është “eufemizëm” dhe se brenda saj fshehet diçka shumë e dëmshme.
“Në rast se Kosova dhe Serbia korrigjojnë kufijtë, atëherë kjo kërkesë do jetë në fjalorin e të gjithë politikanëve rajonalë dhe do na sjelltë në vitet 90-të. Andaj jam kundër kësaj retorike,” tha Haradinaj, përcjell foldrejt.com. “Ajo që kemi nevojë me Serbinë është një marrëveshje paqësore, që shton tregtinë mes dy popujve dhe që sjell njohjen reciproke të të dyja vendeve.”
Ideja e “korrigjimit të kufijve” që në fakt është shkëmbimi i territoreve, mbështetet nga John Bolton, por asnjëherë kundër kësaj nuk ka folur as Frederica Mogherini.
Në fund prestigjiozja zvicerane e përmbyll shkrimin me “yjet orientues” të Kosovës që janë SHBA dhe Kosova.
Haradinaj shpreson që kampi i Bondsteel të qëndrojë në Kosovë përgjithmonë dhe se kjo sjell stabilitet rajonal, kurse në projektet e tij si shef i qeverisë është edhe krijimin e shkollave gjermanofone në Prishtinë.
“Për ekonominë tonë dhe për kombin tonë, është e mirë të ofrojmë shkolla në gjuhën gjermane dhe me planprogramin e Gjermanisë,” tha në fund Haradinaj./Foldrejt.com