Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse (FSB) arrestoi një agjent ukrainas të sigurisë, i cili dyshohet se po përgatitej të kryente një sulm terrorist ndaj një anëtari të lartë të ushtrisë ruse dhe kundër tij u ngrit një kallëzim penal, njoftoi shërbimi për shtyp i FSB. .
Në njoftim thuhet se FSB-ja shtypi aktivitetet e paligjshme të një shtetasi ukrainas, të lindur në vitin 1995, i cili dyshohet se ishte përfshirë në përgatitjen e një akti sabotazho-terrorist në Voronezh kundër një anëtari të rangut të lartë të forcave të armatosura ruse.
Theksohet se i arrestuari ka pranuar se ka bashkëpunuar me shërbimet speciale të Ukrainës dhe ka planifikuar një akt terrorist me udhëzimet e tyre.