Fshatari Hysni Rexhaj rrjedh nga një fshat në kufijtë e Kosovës. Prej disa vitesh ai mban dhe rrit ujqërit. Si falenderim për mbështetjen e SHBA-së ndaj Kosovës, njërin nga ujqtë e tij e ka emëruar për nder të shtetit më të fuqishëm të botës: Donald Trump, shkruan foldrejt.com.
“SHBA na ka ndihmuar mjaft. Ky ujku është më i veçantë dhe i ka vetitë disi të njëjta si ai atje (Trump-i) – ndaj ia kam vendosur ashtu emrin. Është shumë i bukur, për atë arsye,” tha Rexhaj për Blick.ch, që ka publikuar edhe një video të tij.
Ndihma e fundit amerikane për Kosovën ishte krijimi i ushtrisë./Foldrejt.com