Kryeministri Edi Rama pasi potencoi se edhe Laçi është futur në listën e gjendjes së jashtëzakonshme, potencoi se nga sot do marrin fund strehimet nëpër çadra dhe se të gjithë do strehohen nëpër hotele, informon foldrejt.com.
“Më duhet edhe të riktheksoj se të gjitha palestrat duhet të zbrazen dhe t’i kthehen nxënësve të shkollave. Kjo për zonat urbane. Për zonat rurale do bëjmë çmos që të mos i largojmë nga zona e tyre pasi puna e tyre është e lidhur me bujqësinë. Nga sot nuk do të ketë më asnjë çadër”- tha kryeministri.
As sot Rama nuk i kurseu kritikat për mediat, duke qenë i ashpër me ata që përhapin panik ose publikojnë lajme të rreme.