fbpx
Fol Drejt
E martë, 28 Mars, 2023
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
    • MAQEDONIA VERIORE
    • DIASPORË
    • RAJON
    • BOTA

    Pothuajse gjysma e evropianëve kanë frikë se nuk do të jenë në gjendje të paguajnë faturat e tyre

    Kryeministri Kurti bëri homazhe te Memoriali në Izbicë

    Policia e Shqipërisë ofron 100,000 euro shpërblim për ata që japin informacion në lidhje me sulmin tek Top Channel

    Gazetares së RTK-së i thyhet xhami i veturës: Dikujt i pengoi vetura ime

    Dy persona të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

    Aleksandar Novak: Dërgesat e naftës nga Rusia në Indi u rritën 22 herë

    Ministrja Haxhiu: Masakra e Izbicës është ndër masakrat më të tmerrshme që ka përjetuar populli ynë

    DW: A do të duhet të mësohet Gjermania me grevat?

    Gjermania dërgon në Ukrainë tanket e shumëpritura Leopard

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    ATK bën të ditur se i ka anuluar disa vërtetime tatimore të gjeneruara online

    3.1 milion më pak se shkurtin e kaluar prodhime serbe në tregun e Kosovës

    Shpallet tenderi për dizajnimin dhe ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë

    Alarmante! Trusti humbi rreth 60 milionë euro, pas trendit të rënies së aksioneve

    Christine Lagarde: Inflacioni në Eurozonë është ende shumë i lartë

    Nesër në Herticë të Podujevës aktiviteti për të shënuar “një ndër arritjet kryesore të Ministrisë së Ekonomisë/ Projektit KODE”

    “Mos e rrezikoni agjërimin me prodhime serbe”

    Banka më e madhe zvicerane bleu Credit Suisse, një marrëveshje me vlerë më shumë se dy miliardë dollarë

    Eksperti financiar nga Wall Street: Një tjetër bankë e madhe kërcënohet nga kolapsi

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • LETËR
    • SKENË
    • FILM
    • ARTE TË TJERA
    • HISTORI

    Publikohet lista e serialeve më të mira të animuara të të gjitha kohërave

    46 vjet më parë, ka ndodhur përplasja më e madhe e avionit: 583 persona kishin përfunduar të vdekur

    MKRS ndan sot çmimet vjetore për teatër

    Përkujtohet Operacioni i Forcave Aleate të NATO-s, kundër mbrojtjes ajrore të Serbisë

    Arkeologët zbuluan “qytetin më të vjetër të perlave” në Gjirin Persik, ku jetonin mijëra njerëz

    Topanica i reagon antropologut Canolli: Shatërvani nuk është tjetërsuar

    Protestë me letër të bardhë…

    Ministri Çeku për Bibliotekën e qytetit të Shtimes: Një projekt që ishte shoqëruar me shumë problematika

    Prezantohet libri: “Politikat Publike përtej jurisprudencës tradicionale një qasje mekasid”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Dani Olmo dhe Barcelona, sërish temë në mediat spanjolle

    SEVILLE, SPAIN - DECEMBER 21: Gavi of FC Barcelona reacts during the LaLiga Santander match between Sevilla FC and FC Barcelona at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on December 21, 2021 in Seville, Spain. (Photo by Fran Santiago/Getty Images)

    Gavi mes problemeve në Barcelonë: Bayerni i gatshëm ta transferojë atë

    Marca: Real Madridi është tërhequr nga nënshkrimi me Bellinghamin dhe Mbappen këtë verë

    Kalvin Phillips England, Bukayo Saka England England - Deutschland London, 29.06.2021, Fussball, Saison 2020/21 Foto: Moritz Müller *** Kalvin Phillips England , Bukayo Saka England England Germany London, 29 06 2021, football, 2020 season 21 photo Moritz Müller

    Phillips dëshiron të qëndrojë tek City

    Ancelotti mohon marrjen e drejtimit të Brazilit

    Barcelona dhe Fati mund t’i ndajnë rrugët në këtë verë

    Sergino Dest pritet të kthehet në Barcelonë sezonin e ardhshëm

    Spurs i bashkohen garës për të nënshkruar me sensacionin e Brighton

    Gundogan do të largohet nga Man City për te Barcelona

  • LËMSH
    • All
    • Kuriozitete
    • KËNDI I HUMORIT
    • SHOWBIZ

    Cila pjesë e ditës është më stresuese?

    Terapistja: Këto janë shenjat që zbulojnë një baba “toksik” dhe që ndikon negativisht në zhvillimin e fëmijës

    Dëshmia e papagallit për vrasje dënon dy persona me burgim të përjetshëm

    Pse vendet mendojnë se firmat kineze të teknologjisë janë një rrezik sigurie?

    Një grua kanadeze 80-vjeçare thyen rekord botëror në dhurimin e gjakut, dhuroi gjithsej 203 njësi

    Porosia e Ramazanit e hafiz Sulejman Bugarit për vitin 2023: Ta ripërtërijmë besën!

    Anthofobia – çfarë e shkakton dhe si trajtohet?

    Video/ Befasi e këndshme nga aktorja kosovare, shfaqet me mbulesë në televizion, thotë se po ndihet mirë

    Ky është vendi më i lumtur në botë

  • LIFESTYLE
    • All
    • Shëndeti
    • Receta

    Këto 5 ushqime janë aleatë të fuqishëm në luftën kundër diabetit, sipas dietologëve

    A vuani nga fryrja? Këto tri gjëra e provokojnë rregullisht

    Kjo është vitamina më e mirë për trurin

    Hulumtimi: Shenjat e para të Alzheimerit mund të shfaqen në sy

    Asnjëherë mos e ndaloni teshtitjen, mjekët paralajmërojnë se është shumë e rrezikshme

    Pse mjekët këshillojnë që të mos e ndalim teshtitjen?

    Antibiotikët nuk ndihmojnë në mbijetesën e pacientëve me infeksione virale

    Mungesa e gjumit mund të rrisë rrezikun e humbjes së dhëmbëve

    Ku dallon ftohja nga alergjia?

No Result
View All Result
Fol Drejt
Home POLITIKË

Funksionimi i dobët i Kuvendit ngadalëson hapat drejt Evropës

5 vjet më parë
in POLITIKË, TË FUNDIT
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Institucionet e Kosovës janë duke u vonuar me miratimin e pakos së ligjeve që dalin si nevojë për përmbushjen e kritereve në procesin e integrimeve evropiane, thonë zyrtarë të Qeverisë dhe ata të shoqërisë civile.

Funksionimi i ngadalshëm i Kuvendit të Kosovës, shihet si një prej pengesave më të mëdha në këtë drejtim.

Lexoni edhe..

Evropa rrezikon të jetë ‘spektatore në garën e ardhshme hapësinore’

Dinari i arit dhe dërhemi i argjendit: Islami dhe e ardhmja e parasë

Porosit Web Porosit Web

Ministrja e Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, thotë për Radion Evropa e Lirë, se institucionet po vonojnë me miratimin e ligjeve që ndërlidhen me agjendën për reformë evropiane.

“Ne jemi vonë me agjendën për reformë evropiane, prandaj duhet të procedojmë sa me shpejt me miratimin e këtyre ligjeve në Kuvendin e Kosovës. Po e shohim një ngecje apo vonesë, që po shkaktohet, e që besoj se ndoshta me një bashkëpunim më të mirë, qoftë të Qeverisë, qoftë Kuvendit, së bashku të gjithë ta gjejmë një formulë që do të funksionojë dhe të shtyhet përpara agjenda e integrimit evropian”, thotë Hoxha.

Ministrja Hoxha pranon se edhe Qeverisë së Kosovës i duhet një dinamikë më e madhe në këtë drejtim:

“Edhe ne, si Qeveri, e kemi një pjesë të fajit, sepse edhe ne duhet të jemi më bashkëpunues me Kuvendin e Kosovës, por besoj se këtu duhet të punojmë që ta gjejmë një formulë që funksionon”.

Kuvendi i Kosovës, aktualisht, ka më shumë se tridhjetë ligje që është duke i shqyrtuar, e të cilat kanë të bëjnë me integrimin evropian. Kuvendi i Kosovës para pak kohe ka miratuar nëntë projektligje që ndërlidhen me agjendën për reformë evropiane.

Pakoja e ligjeve që ndërlidhen me integrimin evropian, është e madhe dhe në të bëjnë pjesë ligje nga sektorë të ndryshëm, si ai për sistemin e drejtësisë, pakoja e ligjeve anti- korrupsion, ajo e reformave në administratën publike, për arsimin e të tjera.

Në rast të mosmiratimit të ligjeve që kanë të bëjnë me proceset integruese, sipas ministres Hoxha, Kosova si shtet, do të mbetet edhe më shumë mbrapa në këtë proces.

“Pra, nëse ne nuk arrijmë ta ndërtojmë një momentum që po ecim përpara, që jemi të përgatitur, institucionet po i marrin me përgjegjësi të plotë obligimet që na dalin nga procesi i integrimit evropian, atëherë ne vetëm mund të aplikojmë, por nëse nuk ka progres, mund të shkojnë me vite dhe nuk do ta marrim statusin e kandidatit. Procesi i liberalizimit të vizave ka treguar që institucionet e Bashkimit Evropian janë institucione, të cilat kanë kritere dhe standarde dhe pa plotësimin e tyre, nuk lëvizin para”, sqaron Hoxha.

Legjislatura aktuale e Kosovës deri më tash është karakterizuar me planifikim të dobët të punës, kanë vlerësuar organizatat joqeveritare që monitorojnë punën e Kuvendit të Kosovës.

Artan Murati, analist nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se puna e Kuvendit dhe efekti i vendimeve të saj është duke u dëmtuar jashtëzakonisht shumë. Ai thotë se jo vetëm ligjet që kanë të bëjnë me integrimin evropian, por edhe ligjet e tjera Kuvendi nuk po arrin që t’i miratojë.

“Kuvendi, thjesht, nuk po arrin që ta përfundojë siç duhet ose nuk po mund ta përmbushë rolin e vet legjislativ. Kjo vlen në masë të madhe për numrin për të gjitha ligjet, e këtu hyjnë edhe ligjet që kanë të bëjnë me reformën evropiane”.

“Pra, nëse Kuvendi nuk do ta rrisë ritmin e vet të punës, është vështirë e besueshme se mund të qëndrojmë në hap me zhvillimet e nevojshme, të cilat kërkojnë pastaj edhe nga ne intervenim, qoftë ndryshim të ligjeve, apo miratim të ligjeve të reja. Kuvendi duhet të jetë shumë më aktiv dhe deputetët shumë më të përgjegjshëm për punën që janë duke bërë”, vlerëson Murati.

Analistët thonë se fajin për jo-efikasitet në miratimin e ligjeve në Kuvendin e Kosovës, duhet ta mbajnë edhe partitë politike të përfaqësuara në legjislativ, si ato në opozitë, ashtu edhe ato në pushtet.

Mospajtimet dhe përplasjet e shpeshta ndërmjet deputetëve të partive politike, kanë bllokuar miratimin e shumë ligjeve dhe çështjeve të tjera.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Tim Cook thotë se shpenzon shumë kohë në telefon

Lajmi tjetër

Kuvendi të dielën organizon homazhe për Fadil Vokrrin

Të ngjajshme

TË FUNDIT

Evropa rrezikon të jetë ‘spektatore në garën e ardhshme hapësinore’

24 Mars, 2023
TË FUNDIT

Dinari i arit dhe dërhemi i argjendit: Islami dhe e ardhmja e parasë

27 Janar, 2023
TË FUNDIT

Henley: Këto janë pasaportat më të fuqishme për vitin 2023

11 Janar, 2023
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • Cookie Policy (EU)
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM