Parlamenti i Maqedonisë hapi ndryshimet kushtetuese dhe në këto momente ku punohet për ndryshimet e saj, shqiptarët në Maqedoni nisën një fushatë në rrjetet sociale, me qëllim që të ndërgjegjësojnë politikanët që të njihen si shtet-formues dhe jo si populli 20 përqind, shkruan foldrejt.com.
Shumë fotografi në rrjetet sociale janë ngjyrosur me flamurin shqiptar dhe s;loganin “Don’t call me 20%, I’m Albanian” (Mos më quaj 20%, unë jam shqiptar), janë kërkesat për partitë politike që të japin kontributin e tyre dhe që përmes amendamenteve të propozojnë në Parlament ndryshimin në kushtetutë të emërtimit “bashkësia etnike mbi 20%”, të cilin e quajnë term fyes, dhe zëvëndësimin e tij me emërtesën “shqiptarët”.
Fushata në Facebook gjithashtu synon edhe në zëvendësimin në pjesët ku thuhet “gjuha e bashkësisë etnike mbi 20%” dhe në vend të saj të jetë “gjuha shqipe”.
Pak ditë më parë kryeministri maqedonas Zoran Zaev i quajti këto kërkesa ta shqiptarëve si “ambicioze”, por pa deklaruar hapur nëse do mbështeste ose jo.