Një person ka përfunduar në pranga të policisë nën dyshimet për bashkëjetesë me një të mitur.
Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, me datën 27 mars, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar pasi që ishte duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare e mitur.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./FolDrejt/