Një rast i cilësuar si “Dhunë në familje” është raportuar në Policinë e Kosovës.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur në Fushë Kosovë, ku sulmuesi është burri e viktima gruaja e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.