Kohët e fundit është bërë shumë trendi, veshja e fustaneve të gjata, jo vetëm në mbrëmje, por edhe në jetën e përditshme.
Një shëtitje, një natë me miqtë ose një takim dashurie janë disa nga arsyet kryesore për të veshur fustanin tuaj të preferuar.
Përparësia kryesore e këtij trendi është se fustanet e gjata, pa dyshim, duken tepër femërore.
Megjithatë, ‘rregullat’ se si të vishni fustanet e tilla dhe si t’i kombinoni me veshje të tjera ose aksesorë janë ende një pyetje e hapur.
Më poshtë janë disa këshilla të thjeshta se si të vishni fustanet e gjata dhe të ndiheni mirë dhe shumë sigurt.
Me xhaketë nga xhinset
Nëse ju do të dilni për një shëtitje dhe doni të vishni fustanin tuaj të preferuar, mos e harroni xhaketën nga xhinset. Kjo veshje duket bukur dhe shumë elegante.
- Dukeni më rinor.
- Ngjyra e xhaketës nga xhinset është mjaft neutrale kështu që kombinohet mirë me të gjitha ngjyrat.
- Një kombinim i tillë thekson këmbët dhe i bën ato të duken më të gjata.
Me rrip
Nëse vishni një fustan të gjatë me një rrip, kjo do të nxjerrë në pah belin tuaj.
Me take
Kjo është një nga mënyrat më të mira të dukeni më të gjata, sepse fustani juaj do të fshehë taket.
Me xhaketë lëkure
Dëshironi që veshja juaj të jetë shumë shik? Thuani “PO” këtij kombinimi menjëherë!
Përveç kësaj, kur vishni një xhaketë lëkure ju mund të eksperimentoni me grimin duke përdorur ngjyra të hapura.
Fustanet e gjatë për plazh
Fustanet e gjata për plazh janë miqtë tuaj më të mirë në pushimet verore! Materialin e kanë nga një pëlhurë e lehtë që është e përkryer për mot të nxehtë.
Fustane asimetrike
Nëse ju nuk dëshironi të fshehni plotësisht këmbët tuaja, fustanet asimetrike mund të jenë zgjidhja më e mirë.
Pjesa e përparme e fustanit është e shkurtër dhe mbrapa është e gjatë. Nuk duket vetëm bukur dhe seksi por edhe shumë origjinale.
Fustane me dizajn
Printimet e bukura mund të gjallërojnë çdo veshje. Gjithashtu, një shumëllojshmëri e aksesorëve do të përputhen në mënyrë të përkryer me veshjet e tilla.
Aksesorët
Nuk ka rregulla strikte: zgjedhja e aksesorëve varet nga shija juaj dhe nga rasti për të cilin jeni veshur. Aksesorët e bëjnë secilën veshje të mrekullueshme.
Aksesorët mund të jenë me ngjyrë neutrale: ari ose argjendi, për shembull. Ose mund të jenë të me ngjyra të hapura që të përshtaten me veshjen tuaj.