Keylor Navas nuk pati sezonin e tij më të mirë te PSG në Ligue 1. Shpesh herë është aluduar se në sezoni e ri Navas me shumë gjasa do të jetë edhe zëvendësuesi i Gigio Donnarummas.
Gardiani i portës është rikthyer të flasë për këtë çështje duke sqaruar edhe të ardhmen e tij.
“Kam akoma edhe dy vite në kontratë dhe kjo flet qartë. Kam qenë gjithmonë një luftëtar, më pëlqejnë sfidat, të shohim çfarë më ka ruajtur Zoti.
Ai e di dhe kam lënë gjithçka në dorën e tij. Unë dhe familja ime do të vendosim më pas nëse do të jemi në Paris ose diku tjetër. Për momentin nuk e mendoj, kam edhe dy vite në kontratë dhe nuk shikoj opsione të tjera.
Në asnjë skuadër nuk ke garancinë se do të luash. Kur një lojtar është në konkurrencë me ty për një fanellë si titullar është normale që të mos të pëlqejë si situatë, ashtu si sezonin e kaluar.
Megjithatë, për t’u larguar nga një klub duhet të ndodhin gjëra të ndryshme. Nuk është e lehtë si të shesësh një kalë, që e ngjit në kamion dhe shitja është e kryer”, ka deklaruar Navas.