E hënë, 15 Korrik, 2024

GALAXY S10 DO TË VIJË ME ‘NJË NDRYSHIM SHUMË TË RËNDËSISHËM’

Samsung ka sjellur një formulë fituese të dizajnit për hyrjet e fundit në serinë Galaxy S të telefonave, por sipas CEO të divizionit mobil të Koresë së Jugut, ne jemi afër disa ndryshimeve të mëdha me pajisjen e vitit të ardhshëm.

Siç është raportuar nga SamMobile, shefi i biznesit të telefonave të Samsung, DJ Koh, foli me mediat kineze më parë këtë javë, duke u thënë atyre të presin ndryshime “shumë të rëndësishme të dizajnit” për Galaxy S10.

Lexoni edhe..

Për fat të keq, Koh nuk ka specifikuar atë që mund të nënkuptoj kjo për pajisjen, ndonëse ai deklaroi se Galaxy S10 do të lansohet në disa opsione “të mahnitshme” të ngjyrave, duke na lënë të besojmë se Samsung mund të ofrojë telefonin e ardhshëm në disa nuanca më të pazakonta.

Ndërsa dizajni i S10 është premtuar të jetë rrënjësisht i ndryshëm, nuk ka gjasa që pajisja të ndjekë gjurmët e Samsung Galaxy X të palosshëm, edhepse ky telefon pritet të zbulohet para fundit të vitit dhe duhet të jetë në një kategori në vete.

Fansat janë duke pritur gjëra të mëdha për pajisjen historike, e cila do të jetë e dhjeta Galaxy S për t’u lansuar në nëntë vjet, dhe nëse spekulimet rreth përmirësimeve të mëdha që rrethojnë telefonin duhet të besohen, pajisja mund të përfundoj të jetë shumë interesante.

Sipas një thashetheme, Galaxy S10 mund të vijë në tre modele, me madhësi të ndryshme dhe kamera të përfshira në të gjithë gamën – më e madhja e të cilave pritet të posedoj një kamerë me tre lente në pjesën e pasme.

Të ngjajshme