Hamburgeri «Dä Schippi» në Zvicër është krijuar nga gastronomi Robin Jensen në lokalin e tij Jensen’s Food Lab në Baden të Zvicrës, për nder të lojtarëve shqiptarë në kombëtaren helvete, shkruan blick.ch. 43 vjeçari është krenar mbi të gjitha për lojtarët e brezit të dytë (secondos) në kombëtaren helvete duke përfshirë këtu edhe lojtarët jo-shqiptarë si Ricardo Rodriguez (26) dhe Haris Seferovic (26).
“Lojtarët si ata nuk e kishin të lehtë pas KB,” thotë Jensen, i cili vetë është me origjinë daneze, pra nuk është zviceran i pastër. “Unë dëshiroja që lojtarët me origjinë shqiptare tu përgatisja një receptë të hamburgerit në lokalin tim – si njëlloj falenderimi për aktivizimet e tyre në kombëtare.”
Hamburgeri në fjalë quhet “Schippi-Burger”, ku recepta është e lehtë: bukë të zezë, 170 gram mish të bluajtur, domate dhe qepë, përcjell foldrejt.com. “Por më e rëndësishmja është ajvari dhe djathi të sjellura nga Ballkani.”
Jensen nuk ka harruar futbollin edhe gjatë shitjes së hamburgerit, ku për çdo blerje të saj do dhurojë një frangë për të rinjtë e futbollit.
Tashmë është koha nëse shqiptaro-zviceranët vërtet do shkojnë të provojnë këtë lloj hamburgeri. Pse jo, mund të jetë edhe një ide e zgjuar e gastronomit danezo-zviceran që të thith sa më shumë klientë./Foldrejt.com