Në kryeqytetin Irlandez, ku ka nisur hedhja e shorteve për 2020, 55 përfaqësueset evropiane njohën kundërshtarët e tyre në fazën e grupeve të eliminatoreve.
Nga shorti Kombëtarja Shqiptare u vendos në grupin H, së bashku me Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë dhe Andorrën. Duket një short i pranueshëm për kuqezinjtë, që duke lënë mënjanë Francën, do të diskutojnë vendin e dytë të grupit me kundërshtarë si Islanda dhe Turqia.
Grupa H:
- Franca
- Islanda
- Turqia
- Shqipëria
- Moldavia
- Andora
Kosova merr pjesë për herë të parë në eliminatoret e Euro 2020, ndërsa shorti i rezervoi grupin A, së bashku me Anglinë, Republikën Çeke dhe dy skuadra ballkanike si Bullgaria dhe Mali i Zi.
Grupa A:
- Anglia
- Republika Çeke
- Bullgaria
- Mali i Zi
- Kosova
Shorti i parë nuk ka qenë aspak dashamirës për “Dardanët”, që përveç Anglisë dhe Çekisë, do të luajnë edhe dy derbi “të zjarrtë” në Ballkan, ndaj Bullgarisë dhe Malit të Zi.
Gjithsesi Përfaqësuesja e Kosovës mund të sigurojë një vend për në Euro 2020 shumë më lehtë se këto eliminatore, duke fituar Play Off-in e Nations League dhe duke u renditur e para në Ligën D.