Sipas gazetarit të Sky Sports të Gjermanisë, Florian Plettenberg, Bayern Munich po shikon nga afër situatën e kontratës së talentit të Barcelonës, Gavit.
I riu spanjoll është hequr nga lista zyrtare e Barcelonës nga La Liga pasi Blaugrana përballet me një problem regjistrimi të lojtarëve.
Nëse problemi nuk zgjidhet deri në verë, 18-vjeçari do të jetë një agjent i lirë në afatin kalimtar të verës me Bayern Munichun që pret për të nënshkruar me të.
Pavarësisht se Thomas Tuchel posedon shumë lojtarë qendrorë, bavarezët do të donin të nënshkruanin me Gavin duke marrë parasysh rritjen e talentit të tij në Spanjë, transmeton Fol Drejt.