Qindra predha tankesh goditën kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës.
“Dje në tregun në Jabalia gërmuam një varr masiv për më shumë se 100 persona, trupat e të cilëve u kalbën në spitalin e rrethuar Kamal Advan”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Dr. Munir Al Bursh.
Një raport i Kombeve të Bashkuara tha se “më shumë se 100 njerëz vdiqën dhe shumë të tjerë u plagosën nga bombardimet e disa ndërtesave të banimit në Jabalia”.
Autoritetet lokale në Gaza thanë se rreth 100,000 njerëz ishin ende në Jabalia pa ushqim apo kujdes mjekësor, ndërsa tanket izraelite rrethuan kampin. /FolDrejt/