Gazetari kontravers Zoran Bozinovski, i cili, është edhe i afërt me partinë në pushtet LSDM, ka shkruar për “Klanin Dibran” që ka mundësuar largimin e ish kryeministrit Nikola Gruevski nga Maqedonia në Shqipëri, njofton foldrejt.com.
“Më konkretisht, personat që kanë ndihmuar largimin e Gruevskit nga Dibra drejt Shqipërisë janë reisi “Zarko” Sulejmani, dëgjuesit e tij Agron Vojnika dhe djali i mixhës së tij Argëtim Vojnika me logjistikë të kryetarit aktual të Dibrës, Ruzhdi Lata”, përcjell foldrejt.com shkrimin e gazetarit kontraves Bozinovski.
Kontraversi Bozinovski ngatërron se Agroni dhe Argëtimi janë vëllezër dhe jo kushëri.
Sipas tij, Gruevski ka qenë në veturë të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, kurse kur ka kaluar në Shqipëri, është mbështetur nga njerëzit e kryeopozitarit shqiptar Lulzim Basha.