fbpx
  • TË FUNDIT
Gazetarja zvicerane: Kosovarët me shumicë myslimane festojnë Krishtlindjen dhe Vitin e Ri

Gazetarja zvicerane: Kosovarët me shumicë myslimane festojnë Krishtlindjen dhe Vitin e Ri

26 Dhjetor, 2020
Video/ Ekipet e shpëtimit nxjerrin nga rrënojat një vajzë 6-vjeçare 47 orë pas tërmeteve

Video/ Ekipet e shpëtimit nxjerrin nga rrënojat një vajzë 6-vjeçare 47 orë pas tërmeteve

8 Shkurt, 2023
Si shkoi Presidenti Zelensky në Uashington?

Zelenskyy do të vizitojë sot Britaninë e Madhe

8 Shkurt, 2023
Ekipe shpëtimi nga Holanda dhe Rumania nisen për ta ndihmuar Turqinë pas tërmetit

SHBA: Organizata joqeveritare brenda 24 orëve grumbulloi 10 milionë dollarë ndihma për viktimat e tërmetit në Turqi

8 Shkurt, 2023
Kryeministri Kurti për vendimin mbi targat: Kemi treguar vendosmërinë për zbatimin e vendimeve tona

Objekti i Qeverisë së Kosovës do t’i marr ngjyrat e flamurit turk

8 Shkurt, 2023
Media indoneziane: Messi dhuron 3.5 milionë euro për Turqinë dhe Sirinë

Media indoneziane: Messi dhuron 3.5 milionë euro për Turqinë dhe Sirinë

8 Shkurt, 2023
Goditje prej 6 ballë nga tërmeti në…

Pas tërmetit shkatërrues në Turqi, janë regjistruar 648 pasgoditje

8 Shkurt, 2023
Gjendja me Covid-19: 4 të vdekur dhe 717 raste të reja

31 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

8 Shkurt, 2023
Pentagoni vlerëson se Ukraina mund ta fitojë luftën kundër Rusisë

Pentagoni miraton shitjen e sistemit raketor HIMARS Polonisë

8 Shkurt, 2023
Shkencëtarët janë në rrugë të mbarë për të zhvilluar vaksinën e parë kundër kërpudhave vdekjeprurëse

Shkencëtarët janë në rrugë të mbarë për të zhvilluar vaksinën e parë kundër kërpudhave vdekjeprurëse

8 Shkurt, 2023
VIDEO/ Aksident i rëndë në Kumanovë, goditet vetura e policisë

VIDEO/ Aksident i rëndë në Kumanovë, goditet vetura e policisë

8 Shkurt, 2023
Fol Drejt
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023
Kontakt
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE
No Result
View All Result
Fol Drejt

Fillimi » Gazetarja zvicerane: Kosovarët me shumicë myslimane festojnë Krishtlindjen dhe Vitin e Ri

Gazetarja zvicerane: Kosovarët me shumicë myslimane festojnë Krishtlindjen dhe Vitin e Ri

2 vjet më parë
in KOSOVË, LAJME, TË FUNDIT
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Gazetarja zvicerane: Kosovarët me shumicë myslimane festojnë Krishtlindjen dhe Vitin e Ri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp

Gazetarja zvicerane, Aleksandra Hiltmann, e cila më 24 dhjetor është kthyer nga Prishtina, shkruan mbi atmosferën e atjeshme festive në prag të Krishtlindjes.

Ajo zbulon shkaqet përse në një vend me shumicë myslimane festohet me kaq entuziazëm një festë e krishterë.

Lexoni edhe..

Video/ Ekipet e shpëtimit nxjerrin nga rrënojat një vajzë 6-vjeçare 47 orë pas tërmeteve

Zelenskyy do të vizitojë sot Britaninë e Madhe

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një vizitë në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, tregon: Krishtlindja është festë e popullarizuar. Bredhat e Krishtlindjes dhe kurorat zbukurojnë rrugët dhe kafenetë. E çuditshmja në këtë rast është se shumica e popullsisë së Kosovës është myslimane. Si funksionon kjo? Njerëz nga Prishtina dhe rrethina e saj na shpjegojnë përse Krishtlindja është kaq popullore në mesin e myslimanëve.

Kur në Prishtinë errësohet, bulevardi “Nënë Tereza” shkëlqen nga dritat. Vargje të panumërta dritash dhe yjesh vezullues e shndërrojnë shëtitoren në një det të përbërë nga ngjyra e artë dhe ajo e kaltër. Në të dy skajet e bulevardit janë vendosur bredha impozantë të Krishtlindjes, ndërsa në ndonjërin nga sheshet qendrore takohen të rinj dhe të moshuar për të pirë verë të zier. Babadimrat përqafojnë kalimtarët për një fotografi, nga altoparlantët kumbojnë këngë amerikane për Krishtlindjen. Nga tavanet e kafeneve varen topthat dhe telat zbukurues festivë.

Pa frikë nga kontaktet

Thënë shkurt: Në Prishtinë, Krishtlindja është gjithandej. Në të njëjtën kohë, sipas Agjencisë Kosovare të Statistikave, më shumë se 90 për qind të banorëve të Prishtinës janë myslimanë, shprehet gazetarja zvicerane Aleksandra Hiltmann në artikullin e shkruar për albinfo.ch

“Kur ka diçka për të festuar, atëherë do të duhej të festonit secilën herë”, thotë një grua e moshës së mesme në një bar. Si fëmijë, ajo ka këmbëngulur që prindërit t`i blinin një bredh Krishtlindjeje dhe ta zbukuronin atë. “Ne këtu jemi pothuajse të gjithë myslimanë”, thotë ajo dhe shoqet e saj e miratojnë. Ato e konsiderojnë kohën e Krishtlindjes si një mundësi të mirë për t`u takuar me miq, për t`i admiruar dekorimet dhe në këtë e sipër, për të shijuar një pije. “Mund të pish gjithmonë një raki, qoftë për Bajram ose për Krishtlindje”.

Identiteti etnik para atij fetar.

Një bisedë me një të ri duke pirë verë të zier, të ofron mundësi për njohuri më të thella rreth qasjes së shqiptarëve myslimanë ndaj Krishtlindjes. “Epo, ka edhe shqiptarë që janë të krishterë”, thotë ai. Për këtë arsye ai konsideron se të gjithë shqiptarët duhet të festojnë së bashku Krishtlindjen, pavarësisht nëse ata janë të krishterë ose myslimanë. Ky qëndrim e pasqyron atë që akademikët dhe analistët tashmë e kanë përshkruar në mënyrë të përsëritur: Në Kosovë, identitetet etnike përbëjnë elementin më të fortë të përkatësisë. Ato kanë përparësi në përballje me identitetin kosovar ose atë religjioz (edhe pse identitetet etnike dhe ato religjioze janë shpesh të lidhura mes vete). “Për mua nuk luan rol nëse je i krishterë ose mysliman, për sa kohë që je shqiptar”, thotë i riu me një gotë vere të zier në dorë.

Krishtlindja serbe ortodokse, më pak popullore

Për pyetjen nëse në Prishtinë festohet edhe Krishtlindja serbe ortodokse, ai ka një përgjigje të qartë: Jo. Ai e sqaron qëndrimin e tij me luftën e vitit 1999 dhe me zhvillimet para saj. Vitet e tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta, për popullatën shqiptare kanë qenë të karakterizuara nga shtypja dhe diskriminimi. “Atëbotë nuk shtrohej pyetja nëse do të të rrihnin pa asnjë arsye, por vetëm ku dhe si do të të rrihnin”, tregon i riu.

Amerikanizimi i festave

Një burrë mysliman nga komuniteti rom thotë: “Krishtlindja serbe ortodokse në Prishtinë pothuajse injorohet”. Dy persona që banojnë në një komunë serbe e miratojnë përshtypjen e tij. Të dytë e shohin me skepticizëm këtë entuziazëm të shqiptarëve myslimanë për Krishtlindjen katolike. “Ata nuk e dinë fare se çfarë në fakt po festojnë”, thotë gruaja, e cila do të identifikohet si “grua nga Ballkani”. Ajo konsideron se popullariteti i Krishtlindjes me siguri lidhet me faktin se kjo festë perceptohet si diçka amerikane dhe perëndimore. Kolegu i saj është dakord. Ai konsideron se mënyra si festohet Krishtlindja në Prishtinë, është shumë komerciale. Festa është ndikuar shumë nga kapitalizmi i stilit perëndimor ndërkohë që humbet fryma e vërtetë e Krishtlindjes. Por po kjo vlen edhe për festat e bashkësive tjera fetare, thotë burri i cili vetë është fëmijë i një martese të përzier: serbe-hungareze-kroate. Ai me familjen e tij feston gjithmonë Krishtlindjen Katolike, atë Ortodokse dhe Ditën e të Shenjtëve. Ndërsa për Bajram secilën herë viziton familjet rome.

Një refleks antikomunist?

Ky flirtim me interpretimet amerikane dhe të “oksidentalizuara” të Krishtlindjes mund të vihet në lidhje veç tjerash edhe me komunizmin e ish Jugosllavisë. Romi i besimit mysliman sqaron se në kohën e Titos ka qenë e ndaluar të festoheshin festat fetare. “Kështu, në vend të një bredhi të Krishtlindjes, njerëzit kanë dekoruar një bredh të Vitit të Ri”. Kjo praktikë ka qenë shumë popullore si te të krishterët ashtu dhe te myslimanët. Ai mendon se Bredhi i Vitit të ri ka qenë simbol për perëndimin jokomunist. Për disa, perëndimi dhe Amerika ishin sinonime për më tepër liri pra edhe për liri besimi, feje. Roli i rëndësishëm që SHBA ka luajtur në përfundimin e luftës së Kosovës, do ta ketë forcuar më tutje këtë perceptim.

Përfundimi: Shumë rrugë shpiejnë te Krishtlindja

Bisedat lidhur me Krishtlindjen në Prishtinë tregojnë se qasja e myslimanëve ndaj festës së krishterë është komplekse, shumështresore. Nëse më parë ka qenë një qëndrim kundër komunizmit, sot ajo për shumëkë është para së gjithash, kënaqësi. Dhe, se cila festë ofron mundësinë për një gjë të tillë, është diçka e dorës së dytë. Nga ana tjetër persona tjerë përmes identitetit të tyre etnik ndihen të lidhur me festën e drejtimit tjetër religjioz (që e kanë shqiptarët) – kryesorja, është një festë që e festojnë shqiptarët. Ky qëndrim sërish pasqyron veç tjerash edhe elementin sekular të identitetit shqiptar dhe vihet në lidhje me të kaluarën e afërme, të dhembshme të Kosovës. Me këtë rast vie qartë në pah se ku janë llogoret në mes të komuniteteve të këtij vendi.

Megjithatë bisedat tregojnë: Religjioni mund të interpretohet në mënyrë fleksibile. Ai mund t`u përshtatet rrethanave dhe nevojave vendore. Në rastin e Krishtlindjes Katolike në Prishtinë kjo bëhet në mënyrë jashtëzakonisht të thjeshtë dhe kolegiale, qoftë nga shkaqe spirituale ose të tjera. Kryesorja është: dritat e Krishtlindjes, vera e vluar dhe shoqëria e mirë.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Rusia miraton vaksinën “Sputnik V” për personat mbi 60 vjeç

Lajmi tjetër

Hoti: Nuk ka të dhëna se në rrugë zyrtare – legale, në territorin e Kosovës kanë hyrë vaksinat kundër Covid-19

Të ngjajshme

Video/ Ekipet e shpëtimit nxjerrin nga rrënojat një vajzë 6-vjeçare 47 orë pas tërmeteve
BOTA

Video/ Ekipet e shpëtimit nxjerrin nga rrënojat një vajzë 6-vjeçare 47 orë pas tërmeteve

8 Shkurt, 2023
Si shkoi Presidenti Zelensky në Uashington?
BOTA

Zelenskyy do të vizitojë sot Britaninë e Madhe

8 Shkurt, 2023
Ekipe shpëtimi nga Holanda dhe Rumania nisen për ta ndihmuar Turqinë pas tërmetit
BOTA

SHBA: Organizata joqeveritare brenda 24 orëve grumbulloi 10 milionë dollarë ndihma për viktimat e tërmetit në Turqi

8 Shkurt, 2023
Kryeministri Kurti për vendimin mbi targat: Kemi treguar vendosmërinë për zbatimin e vendimeve tona
KOSOVË

Objekti i Qeverisë së Kosovës do t’i marr ngjyrat e flamurit turk

8 Shkurt, 2023
Goditje prej 6 ballë nga tërmeti në…
BOTA

Pas tërmetit shkatërrues në Turqi, janë regjistruar 648 pasgoditje

8 Shkurt, 2023
Gjendja me Covid-19: 4 të vdekur dhe 717 raste të reja
LAJME

31 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

8 Shkurt, 2023
Shfaq më shumë

RRETH NESH

Fol Drejt është një dritare e pavarur, që ka për synim informimin e drejtë dhe të paanshëm. Përpjekja për ngritjen e vetëdijes shoqërore, duke i rrahur çështjet të cilat i preokupojnë qytetarët, përbën një pjesë të misionit të cilin janë zotuar se do ta përmbushin gazetarët e këtij mediumi.

Politikat redaksionale kanë për tharm qasjen kritike, por jo shantazhin, qëndrimin e hapur ndaj të gjitha palëve, por jo lojalitetin karshi fenomeneve negative. Më saktë, këto politika, shtyllat bazë i kanë të ndërtuara mbi liritë dhe të drejtat e njeriut.

Platforma mbulon zhvillimet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, rajon dhe gjetiu, kudo ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Diaspora, nga e cila vjen mbështetja financiare e portalit, do ta ketë vëmendjen e duhur.
Politika, kultura, shëndetësia, ekonomia, zhvillimet sociale dhe sfera të tjera, do të mbulohen me artikuj të ndryshëm, artikuj që i përmbushin standardet më të larta të një gazetarie profesionale.

Besoni në ne, bashkëpunoni me ne. Na ndiqni dhe na kontaktoni direkt në: [email protected]

Postime Së Fundi

  • Video/ Ekipet e shpëtimit nxjerrin nga rrënojat një vajzë 6-vjeçare 47 orë pas tërmeteve 8 Shkurt, 2023
  • Zelenskyy do të vizitojë sot Britaninë e Madhe 8 Shkurt, 2023
  • SHBA: Organizata joqeveritare brenda 24 orëve grumbulloi 10 milionë dollarë ndihma për viktimat e tërmetit në Turqi 8 Shkurt, 2023

NA NDIQ

Kontakti

Adresa: Mahir Domi 20, Prishtinë, Tophane 10000

Tel: +383 44 499 824

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 46 666 200

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Fol Drejt SHPK

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • Cookie Policy (EU)
  • SPORT
No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Manage Cookie Consent
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.
Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}