Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, shkruan Fol Drejt.
“Patrulla Policore në kuadër të Stacioni Policorë në Gjakovë, derisa kishin qenë duke patrulluar në rrugën “Migjeni”-Gjakovë, kishin ndaluar një veturë të cilën e ngiste i dyshuarit P. SH., i lindur në vitin 1977, shtetas i Republikës së Kosovës. Gjatë kontrollit, në posedim të të dyshuarit, janë gjetur një pistoletë BERETTA me dy karikator dhe 26 copë fishekë të cilat ai i posedonte në mënyrë të paautorizuar”, shkruan në njoftimin e policisë.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit arma dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, thuhet në fund të komunikatës. /FolDrejt/