Të paktën gjashtë persona humbën jetën sot dhe dhjetëra të tjerë u plagosën kur një tren u përplas me një autobus të transportit publik në qytetin më të madh të Nigerisë, Lagos, thanë zyrtarët nigerianë.
Aksidenti ndodhi kur shoferi i autobusit u përpoq të kalonte pavarësisht sinjalit të trenit, raportoi Reuters.
“Dy persona vdiqën në vend, katër vdiqën në spital dhe 25 persona u trajtuan dhe u transferuan në spitale”, tha guvernatori i shtetit të Lagos./FolDrejt/