Shefat e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë udhëtuar për në Vjenë, me ftesë të kancelarit austriak Sebastian Kurz, shkruan nachrichten.at. Pjesë e bisedimeve dhe kontesteve janë ajo mes Serbisë dhe Kosovës rreth respektimit të marrëveshjes rajonale CEFTA, si dhe diferencat tjera, që tregojnë se hendeku mes shteteve të gjashtë vendeve është akoma i madh, përcjell foldrejt.com.
Në takim marrin pjesë edhe komisioneri i zgjerimit europian Johanes Hahn dhe komisionerja për dixhitalizim, Mariya Gabriel.
Kryeministrja serbe Ana Brnabic ka kërkuar nga pala austriake e cila udhëheq me Këshillin e BE deri në fund të 2018, që të gjithë shteteve të Ballkanit Perëndimor t’u jepet perspektivë europiane dhe të hapen kapitujt tjerë të anëtarësimit. Kolegu i saj kosovar, Ramush Haradinaj, kërkoi edhe njëherë liberalizim të shpejtë të vizave për shtetasit e tij. Haradinaj këtu mori mbështetje edhe nga kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili tha se “shtetasit e Kosovës e meritojnë liberalizimin”.
Takimi është mbajtur këtë të hënë 19 nëntor 2018./Foldrejt.com