Dy alpinistë janë gjetur të gjallë pas 19 ditëve pasi kishin humbur në pyjet e Zelandës së Re.
Dion Reynolds dhe Jessica O’Connor, të dy 23 vjeçë, e kishin nisur ecjen në parkun kombëtar “Kahurangi” më 9 maj dhe kishin planifikuar të qëndronin atje gjashtë ose shtatë ditë, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, pasi e humbën rrugën shkaku i mjegullës, ata u lënduan në një ujëvarë.
Dy personat kishin gjetur ujë për të mbijetuar dhe u shpëtuan kur një helikopter i ekipeve emergjente vërejti tym që rridhte nga zjarri që e kishin ndezur të humburit në pyll.
Kahurangi është parku kombëtar i dyti më i madhi në shtetin e largët.