Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Prilepit, ku një 24 vjeçar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Ngjarja është raportuar të mërkurën rreth orës 14:50.
Inicialet e 24 vjeçarit janë J.S. kurse nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, është konstatuar vdekje, pa shenja nga dhuna.
Trupi i të ndjerit është dërguar në obduksion, ndërsa hetimet vijojnë./Foldrejt.com