Gjenerali i Bundeswehr, Jared Stefan Sembritzki (1969) i shpërblyer me çmimin më të lartë gjerman për trimërinë, në një intervistë për median gjermane FAZ, ka theksuar se “kërcënimi më i madh për Gjermaninë vjen nga Rusia”, përcjell foldrejt.com.
Momentalisht ai është komandant i US Army në Wiesbaden, kurse nga 1990 është ushtarak. Për një kohë të shkurtër ai ka shërbyer edhe në Kosovë, kurse në luftime direkte ka marrë pjesë në Afganistan, me të cilën ka fituar emër si strateg dhe trim./Foldrejt.com