Europa mendon për masa të tjera shtrënguese për uljen e infektimeve të reja me Covid19, megjithatë janë shumë organizata që kundërshtojnë këto masa duke aluduar se u merret e drejta e lirisë, informon foldrejt.com. Kjo ka çuar në demonstrata të dhunshme.
Me pesë kamionë me ujë me presion, policia e armatosur mirë shpërndau demonstruesit nga Brandenburger Tor (Berlin). Demonstruesit kanë qenë të dhunshëm, ku sipas policisë kanë përdorur edhe sprej lotsjellës.
Shpërndarja e demonstruesve ka ardhur falë edhe arrestimeve të shumta, ku sipas Frankfurter Allgeimene Zeitung, ka pasur mbi 100 arrestime.
Kohët e fundit Gjermania në disa rajone ka mbyllur edhe shkollat, kurse ka kufizuar ndjeshëm takimet dhe tubimet mes miqsh./Foldrejt.com