Nga një aksident rrugor në magjistralen gjermane A 44 në drejtim të Kassel, të dielën në mëngjes (25 nëntor) janë plagosur pesë persona, prej të cilëve katër në gjendje të rëndë. Sipas dëshmive të para bëhet fjalë për një aksident të një veture, e cila për arsye akoma ta paqarta mori drejtimin djathtas dhe u përplas për mburojën rrugore.
Shoferi mbeti lehtë i plagosur, kurse katër personat tjerë në bordë mbetën të lënduar rëndë – një grua 18 vjeçare, një vajzë tetë vjeçare nga Bad ëünnenberg, një 21 vjeçar nga Büren si dhe një 22 vjeçar shqiptar.
Magjistralja mbeti për një kohë të gjatë e bllokuar, kurse dëmet e aksidentit llogariten deri në 10 mijë euro.