Një tragjedi ka ndodhur të dielën në autostradën e Wallensen në Gjermani.
Siç njofton Blick, aksidenti ndodhi të dielën rreth orës 16:30.
Në makinën që u përplas për një peme ndodheshin 5 persona, prej ku një 18-vjeçar dhe dy të rinj të tjerë të moshave 19 dhe 20 vjeç ndërruan jetë.
Shoferi dhe një pasagjer kanë mbijetuar, por kanë pësuar lëndime të rënda.
Makina e aksidentit fjalë për fjalë u mbështjellë rreth pemës së thuprës dhe tre persona vdiqën në aksident
48 zjarrfikës, dy helikopterë të shpëtimit dhe pesë autoambulanca tentuan t’iu dalin në ndihmë të aksidentuarve.
Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë, derisa rruga ku ndodhi aksidenti qëndroi e mbyllur për 10 orë.
Për momentin nuk dihet se kush janë viktimat e aksidentit.