Ushtria gjermane nuk mund të plotësojë plotësisht boshllëqet ekzistuese deri në vitin 2030, tha ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius.
“Të gjithë e dimë se boshllëqet ekzistuese nuk mund të plotësohen plotësisht deri në vitin 2030… Do të duhen vite. Të gjithë e dinë këtë”, tha Pistorius në një intervistë për “Welt am Sonntag”, e cila u publikua sot.
Ekspertët vlerësojnë se ushtria gjermane – Bundeswehr – tashmë e dobësuar nga dekada të tëra nën-investime pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, tani është në gjendje edhe më të keqe se një vit më parë, sepse armët dhe municionet e dhëna Ukrainës në masë të madhe nuk janë zëvendësuar ende, raportoi Reuters./FolDrejt/