Një shqiptar dyshohet se e ka vrarë ish-gruan e tij.
Ngjarja tragjike ka ndodhur të shtunen në Gjermani, në fshatin Markdorf në Baden Wurttenberg.
47-vjeçari kishte shkuar në vendin e punës tanimë të së ndjerës.
Sipas raportimeve të mediave gjermane, bëhet e ditur se burri kishte qenë i dehur kur e kishte qëlluar 44-vjeçaren.
Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në paraburgim, u bë e ditur nga një komunikatë e përbashkët e Policisë së Ravensburgut dhe prokurorisë së Konstanzës, përcjell Klankosova.tv
Organet e rendit bëjnë të ditur se po punohet për zbardhur krimin.
Sipas tyre, dyshohet se ngjarja ishte parë nga ana e dëshmitarëve, por se ishin larguar nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinte policia.
Policia i fton të gjithë ata që kanë informacione lidhur me ngjarjen që të japin ndihmën e tyre lidhur me rastin.
Gruaja ka vdekur në vendin e ngjarjes.
Motivet e ngjarjes tragjike ende mbeten të paqarta. Klankosova.tv