Policia federale gjermane ka arrestuar të mërkurën në mëngjes një shqiptar i cili ishte duke vozitur në magjistralen A17. Siç konfirmoi policia, ndaj të pandehurit rëndonte ndalimhyrja në zonën Shengen deri maj 2023, shkruan media gjermane dnn.de. 27 vjeçari është dërguar përpara Prokurorisë së Dresdenit, përcjell foldrejt.com.
Përveç kësaj, shqiptari akuzohej për grabitje të apartamenteve private në Gjermani. Ai kishte një ecuri penale, ku ishte shpallur i fajshëm dhe duhet të qëndrojë në burg për195 ditë.