Të shtunën në mëngjes rreth orës 9.30 ndodhi një përleshje tragjike me thika mes një turko-gjermani, një vajze (17) dhe një shqiptari (29). Si pasojë e plagëve të marra turko-gjermani dhe 17 vjeçarja mbetën të plagosur rëndë, kurse shqiptari vdiq në vendngjarje, shkruan bild.de.
Sipas dëshmive të fqinjëve në qytetin Hainholz bëhet fjalë për allishverish droge dhe vajza 17 vjeçare shpesh ka qenë e terrorizuar nga grupe të ndryshme.
Policia heton rastin dhe e ka akuzuar turko-gjermanin për vrasje. Falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve, turko-gjermani dhe vajza janë jashtë rrezikut për jetë./Foldrejt.com